Firminho planifikon një qëndrim të gjatë tek Liverpool!

Braziliani është gjithashtu për momentin i lidhur me Liverpool me një kontratë deri në 2020 dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar më gjatë tek “Të Kuqtë” për të fituar sa më shumë tituj që është e mundur.

Roberto Firminho tani ka për të diskutuar me klubin për një kontratë të re por ai e sheh veten në Anfield Road dhe për shumë sezone të tjera.

Braziliani erdhi në Liverpool në 2015 nga skuadra gjermane e Hoffenheim ku Brendan Rodgers e transferoi atë për shifrën e 29 milionë funtave.

Arritja e Jurgen Klopp në sezonin 2015-2016 shënoi një pikë kthese për brazilianin ku cilësitë e tij u përdorën më së miri nga gjermani i cili i dha një besim të jashtëzakonshëm futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here