Kaos te Interi-Spalletti në konflikt me lojtarët, Mauro Icardi njëri prej tyre, Portugezi largohet nga skuadra!

Luciano Spalletti ka humbur durimin te Inter.

Inter i cili para dy muajve ishte favorit për fitimin e Scudetos, tani gjendet në një krizë të thellë në pozitën e 4, me 18-të pikë më pak se Napoli.

Problemet janë të mëdha, kurse mediat portugeze shkruajnë se Joao Cancelo është hequr nga skuadra.

Deri te konflikti ka ardhur gjatë seancës stërvitore ku Joao Cancelo ka refuzuar të luajë si mbrojtë i majtë.

“O’Jogo”, shkruan se Spalletti e ka larguar atë nga skuadra duke i thënë se verës do të largohet. Cancelo dëshiroi rikthimin te Valencia këtë merkato dimërore por mbeti te Inter.

Gjithashtu mediat lokale shkruajnë se ka pasur konflikt edhe mes kroatit Perisic dhe Mauro Icardit, para ndeshjes me Bolognën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here