Maradona fjalë të ashpëra për Icardin!

Diego Maradona vazhdon të kritikojë sulmuesin argjentinas të Interit, Mauro Icardi.

Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona nuk dëshiron që Mauro Icardi të ftohet dhe të jetë pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës.

Ai thotë se Icardi është i mirë vetëm për të shkuar në shtëpitë e shokëve të tij, pasi në futboll Higuain është 10 herë më i mirë.

Sampaoli është një gënjeshtar, i fsheh gjërat në vend që te tregojë i pari të vërtetën. Thotë që nuk ka një numër 9 dhe pastaj merr atë të turpshmin Icardi. Ai nuk di asgjë, vetëm të shkojë të hajë në shtëpitë e shokëve, duke ju referuar lidhjes së tij me Maxi Lopez. Higuain vlen 10 herë më shumë, pse jo dhe Tevez duhet të jetë në Rusi’, thotë Maradonna për mediat argjentinase.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here