Messi: Këto dy klube janë favorite për Champions League

Liga e Kampionëve rikthehet pas dy muajve pushim dhe menjëherë na sjell përballje të mëdha.

Të martën do të ndeshen Juventus dhe Tottenham, kurse të mërkurën do të luhet ndeshja e madhe mes Realit dhe PSG. Liga e Kampionëve për një kohë të gjatë nuk ka qenë interesante dhe duket se këtë vit kemi disa favoritë për fitimin e saj.

Dy vitet e fundit ka dominuar Reali, por shumica besojnë se këtë vit nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Sipas bastoreve Barcelona është favorite këtë vit pas saj rradhiten PSG dhe Manchester City.

Lionel Messi ka deklaruar për mediat angleze se ende është herët për të komentuar se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve, por favoritet mbeten të njejtit dhe argjentinasi ka theksuar dy klube si favorite më të mëdha.

“Manchester City është njëra nga klubet më të mira në Europë për momentin, por edhe PSG. Asnjëherë nuk duhet ta shlyejmë Realin edhe pse po kalojnë momente të vështira, kemi dhe Bayernin, do të jetë interesantë deri në fund. Megjithatë mendoj se City dhe PSG janë para Realit dhe Bayernit”, ka deklaruar Messi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here