Milan bën pazarë në „Old Trafford“

Milan verën e kaluar ishte njëra ndër skuadrat që shpenzoi më së shumti para për përforcime 250 milionë euro, por rezultatet që ka treguar skuadra nuk janë të pranueshme as për tifozerinë, as për kryesinë e klubit.

Momentalisht Milan gjendet në pozitën e 7-të me 38-të pikë, 7-të më pak se rivalët e Inter të cilët gjenden në pozitën e 4, pozit kjo që çon në Ligën e Kampionëve.

Kët merkato Milan nuk shpenzoi aspak dhe është e qartë se vazhdimin e sezonit do ta luajnë me lojtarët aktual, por nuk ka dyshim se në fundin e sezonit Milan do të hidhet përsëri në sulm.

“Rosonjerët” janë të interesuar për mesfushorin e Manchester United, Herera i cili këtë sezonë nuk po gjenë shumë hapsira në formacionin e Mourinhos, por portugezi nuk dëshiron ta shesë atë.

Milan do të duhet të paguajë 36 milionë euro, por gjithçka do të jetë e qartë pas Botërorit në Rusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here