Mourinho thumbon përsëri Guardiolën: Ndoshta duhet të filloj të qajë më shumë…

Jose Mourinho, menaxheri i Manchester United, përsëri ka thumbuar Pep Guardiolën.

Pep Guardiola së bashku me kryesinë e Manchester Cityt, kanë bërë presion te Federata e Futbollit të Anglisë, për shkak të ndërhyrjeve të ashpërta ndaj lojtarëve të Cityt nga ana e kundërshtarëve.

Spanjolli ka apeluar për vëmendje më të madhe, kurse tani mori përgjigjen nga Mourinho i cili reagoi pas ndërhyrjeve të ashpërta  ndaj Alexis Sanchez.

“Ndoshta trajnerët duhet të qajnë më shumë… Ndoshta edhe unë duhet të qajë më shumë, për ti mbrojtur lojtarët e mi”, ka deklaruar Mourinho.

Portugezi gjithashtu shtoi se kjo nuk është mënyra më e mirë.

“Nuk dua ta përdor fjalën „mbrojtur“, pasiqë tingëllon se po i mbrojmë vetëm lojtarët më të mirë, në fushë të gjithë janë të barabartë”, ka shtuar Mourinho.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here