Nica jep dorëheqjen nga Teuta!

Humbja e fundit në kampionat me Luftëtarin ishte shumë e rëndë për Teutën që tani zbret më vendin e parafundit në klasifikim.

Skuadra durrsake luajti padyshim ndeshjen më të dobët të sezonit në “Niko Dovana” të shtunën pasdite dhe në përfundim të ndeshjes trajneri, Stavri Nica ka deklaruar dorëheqjen.

Trajneri 63-vjeçar mësohet të jetë shprehur se jo vetëm do te largohet nga drejtimi i skuadrës, por edhe nga ky futboll, të cilin ai e cilëson të turpshëm.

Nica e mori drejtimin e skuadrës në mesin e sezonit, pas largimit të trajnerit Magani, qe vuajtj të njejtën situatë. Teuta nuk fiton një ndeshje që prej fundit të nëntorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here