Nuk ka kontratë të re: Te Barcelona mund të përsëritet rasti „Neymar“

Ashtu siç po qëndrojnë gjërat, te Barcelona mund të ndodhin ndryshime të reja.

Katalanasit nuk kanë rinovuar kontratën me Umtitin. Klauzola e tij është 60 milionë euro dhe shumë klube janë të gatshme ta paguajnë atë.

Chelsea ka gati një ofertë për kamerunasin, “Blutë e Londrës” planifikojnë ti ofrojnë atij 9-të milionë euro, 3 herë më shumë se te Barcelona.

Barcelona planifikon ta rinovojë kontratën me të, por përveç shumave të mëdha për Messin, Suarezin dhe Griezmannin që pritet të transferohet në verë, do ta ketë të vështirë të ofrojë një pagë të lartë për mbrojtësin.

Në rast se ndonjë klub vendosë që ta paguajë klauzolën e tij, atëherë Barcelona nuk do të pyetet fare, ashtu sikurse Neymar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here