Mesfushori shumë i vlerësuar Nicola Barella nuk do të transferohet në fund të këtij sezoni te kampioni i Serie A Juventus, deklaroi presidenti i klubit të Cagliarit Tommaso Giulini.
Giulini ka përjashtuar çdo mundësi që futbollisti të transferohet tek Juventus në fund të këtij sezoni.
Barella 21 vjeçar u përfol shumë për një transferim tek “Bianconerët” gjatë janarit në mënyrë që të nënshkruanin një kontratë para sezonit 2018-2019.
Por Tommaso Giulini deklaroi se asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar me Juventus dhe se është i bindur se futbollisti do të qëndrojë edhe sezonin tjetër në Sardinia.