Roma nën kërcënimin e UEFA-s!

Roma është nën kërcënim për tu dënuar dhe duhet të bëjë diçka deri në qershorë.

Duket se nuk ka fund për problemet financiare të Romës, e shitën Emerson te Chelsea, por refuzimi i Dzekos për tu transferuar në “Stamford Bridge” i bënë ata të jenë të kërcënuar nga UEFA për shkak të Fair Playt Fiananciarë.

Roma në rast se arrinë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, do të duhet deri në qershorë të gjejë sponzor të ri (bisedime me Turkish Airlines), ose do të duhet të shesë lojtarë me vlerë 30 milionë euro.

Me fjalë të tjera në rast se Roma nuk arrin të gjejë sponzor të ri, atëherë do të jetë e detyruar ta shesë Naingolan në Kinë, ose më të mirin e skuadrës portjerin Alison i cili kërkohet nga gjysma e Europës.

Është e qartë se klubi nuk përfiton shumë dhe duhet të shesë, kurse në një sezonë si ky aktual ku pritjet janë të mëdha, shitjejt mund të shkaktojnë probleme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here