Grezda: Më kërkoi Dinamo Zagredi!

Osijek e nisi me disfatë vitin kalendarik 2018 në kampionatin kroat, por në aspektin personal mesfushori shqiptar i kësaj skuadre ia doli që të realizonte një gol kundër Dinamos së Zagrebit.

Si për ironi të fatit, Eros Grezda shtangu portierin e atij klubi që tentoi ta rrëmbente gjatë merkatos së dimrit.

Pikërisht, lidhur me emocionet e ndeshjes, golit, si dhe detajet e një transferimi të munguar, mesfushori kuqezi tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” gjithçka ka ndodhur.

Grezda shënoi golin e parë të Osijek, në humbjen 4-2, duke shtangur portierin kundërshtar, ndërkohë që e ka nisur vitin kalendarik 2018, në mënyrë pozitive në aspektin personal.

“Edhe pse nuk morëm pikë, unë shënova gol dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për cilindo futbollist. Është gol që më jep akoma më shumë motivim për vijimësinë e sezonit, duke qenë se e nisa me gol”, shprehet fillimisht mesfushori kuqezi.

Për shqiptarin, gjiganti kroat është bërë si “gjahu i preferuar”, të cilin Grezda e pranon edhe vetë, duke qenë se të shtunën i realizoi të katërtin gol gjatë karrierës së tij në Kroaci.

“Është e vërtetë kjo gjë. Kur luan ndaj Dinamos, krijohen më shumë hapësira në fushë dhe mua më leverdis diçka e tillë, pasi mund të shfrytëzoj shpejtësinë dhe goditjen drejt portës”, ka vijuar futbollisti i Osijek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here