Pjanic: Kam refuzuar Tottenham!

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic zbulon se ai hodhi poshtë mundësinë për t’u bashkuar në vitin 2012 me kundërshtarët e së nesërmes (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve, Tottenham Hotspur.

Bardhezinjtë e mirëpresin skuadrën angleze në Torino për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për fazën e 1/16-tës.

Por, Pjanic mund të kishte qenë lehtësisht në anën tjetër, nëse ai do të vendoste për një vendim tjetër katër vjet më parë.

Reprezentuesi boshnjak po luante për Romën në atë kohë dhe Spursat donin që ai të zëvendësonte Luka Modricin pas transferimit të tij në Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here