Arturo Vidal do ta mirëpriste një ofertë nga Bayern Munchen për të rinovuar kontratën ku kiliani për momentin është në mes të negociatave me Chelsean për një transferim të mundshëm.
Me Bayern Munchen që bleu yllin e Schalke 04 Leon Goretzka, Arturo Vidal u etiketua qysh prej fillimit si lojtari i cili duhet të largohet.
Megjithatë përfaqësuesi i kombëtares së Kilit e ka treguar shumë herë se dëshiron një kontratë të re me bavarezët ku kontrata aktuale i skadon më 2019.