Zidane: Dëshiroj të qëndrojë gjatë tek Real Madrid

Në raundin e 1/8-ave të Champions League ku përballë do të ketë Paris Saint Germain, Zinedine Zidane luan fatin e tij në stolin e Realit të Madridit.

Los Blancos kanë dështuar gjatë këtij sezoni në La Liga dhe Kupën e Mbretit dhe Championsi është shpëtimi i vetëm për trajnerin francez që në rast eliminimin ndaj PSG, me shumë gjasa do të vuloste edhe të ardhmen e tij që do të ishte larg stolit të klubit merengues.

Superkupa e Spanjës, Superkupa e Europës dhe Botërori i klubeve nuk janë të mjaftueshme për të shpëtuar sezonin e Los Blancos , prandaj e ardhmja e francezit do të varet shumë nga ecuria e skuadrës në Champions League.

Vetë Zidane në një intervistë konfirmoi faktin se dëshiron të qëndrojë sa më gjatë në stolin e Realit të Madridit. Ish mesfushori e pranoi se Los Blancos nuk po zhvillojnë sezonin e tyre më të mirë dhe përgjegjësi kryesor për ecurinë e skuadrës është ai, por për momentin Zizou është i fokusuar vetëm tek e tashmja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here