Di Maria: Nuk do ta kisha problem të luaja për Barcelonën

Angel Di Maria ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Realit, por ditën e nesërme ai do të luajë kundër Realit.

Argjentinasi nuk ka emocione për Realin dhe ka deklaruar se nuk e ka problem të luajë për Barcelonën. Ai ishte para transferimit të tij në “Camp Nou” verën e kaluar por në fund transferimi nuk u realizua.

“Marrëdhënia ime me Realin ka mbaruar, pasiqë disa vite më nuk jam në Madrid. Nuk do të kisha asgjë kundër që të luaja për Barcelonën, përkundrazi”, ka deklaruar Di Maria.

Deklarata e tij sigurisht nuk do të jetë e mirëpritur në Madrid.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here