Donnarumma nuk është më një prioritet i Juventus!

Portieri i Milan dhe i kombëtares italiane Giangluigi Donnarumma nuk është më një prioritet për skuadrën kampione të Serie A Juventus, raporton CalcioMercato.com.

Zonja e vjetër” më herët përflitej se dëshironte që ta transferonte Donnarumman tek Juventus pasi që për torinezët ishte zëvëndësuesi ideal për Gianluigi Buffon por tani juventinët kanë vënë sytë tek Wojciech Szczesny të cilit do ti japin një mundësi për të treguar talentin e tij.

Wojciech Szczesny deri më tani ka qenë nën hijen e Gigi Buffon por tani më në fund shansi i tij mesa duket do të shfaqet pasi Buffon është pranë tërheqjes nga futbolli për shkak të moshës së tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here