Everton është e gatshme që të heqë dorë nga qendërmbrojtësi i tyre Michael Keane vetëm pas një sezoni të kaluar tek kjo skuadër, raporton Daily Mirror.
25 vjeçari u transferua nga Burnley për shifrën e 30 milionë paundëve por akoma nuk ka bindur në Goodison Park dhe nëse vjen një ofertë e mirë drejtuesit e klubit mund të shesin mbrojtësin.
Burnley mund të jetë e interesuar për të sjellë përsëri në skuadër por klubi është shumë larg ofertës me të cilën e shitën futbollistin vitin e kaluar.