Inter konfirmon lëndimin e Mirandas

Interi edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se Joao Miranda vuan nga një tendosje në kofshe, prandaj më shumë gjasë edhe do të mungojë në ndeshjen në udhëtim te Genoa.

Mbrojtësi brazilian u nxor nga loja i lënduar në fitoren e Interit ndaj Bolognas në fundjavë, ndërsa sot iu nënshtrova ekzaminimeve mjekësore, transmeton Express.

Joao Miranda i është nënshtruar ekzaminimeve klinike dhe instrumentale sot në Humanitas Institute of Rozzano”, Interi e ka konfirmuar përmes një komunikate për media.

“Ekzaminimi ka treguar për një tërheqje në kofshën e majtë. Për të do të pasojë punë individuale dhe gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Interit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/interi-e-konfirmon-lendimin-e-mirandas-499153/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here