Justin Kluivert mund të largohet nga Ajax!

18 vjeçari po shkëlqen për skuadrën e Ajax por në një të ardhme të afërt mendon të transferohet në Premier Ligë ose në La Liga.

Justin Kluivert e ka pranuar se dëshiron që të luajë për një nga skuadrat e mëdha angleze por interesim për lojtarin kanë shfaqur gjithashtu dhe Real Madrid dhe Barcelona.

Manchester United ka shfaqur një interesim të jashtëzakonshëm për lojtarin ku Mourinho e ëndërron Kluivert në skuadër, por holandezi dëshiron që të qëndrojë edhe pak në atdheun e tij dhe pastaj mund të transferohet tek Manchester United.

Justin Kluivert është djali i Patrick Kluivert ish lojtarit të skuadrës së Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here