Luis Enrique do të drejtojë një skuadër në Premier League!

Ish trajneri i Barcelonës Luis Enrique ka vendosur që vitin e ardhshëm do të drejtojë një skuadër të Premier League, raporton The Sun.

Spanjolli është përfolur shumë se mund të drejtojë Chelsean ose Arsenalin.

Tek Arsenal duket se edhe tifozët janë të lodhur me qëndrimin shumë vjeçar të Arsene Wenger dhe mungesën e trofeve dhe Enrique do të ishte pikërisht ajo që do tju duhet londinezëve.

Ndërsa tek Chelsea është një situatë ndryshe ku Antonio Conte ka zhgënjyer drejtuesit e klubit me paraqitjet e klubit këtë vit dhe duke marrë parasysh pritshmëritë e mëdha Enrique duket trajneri i duhur për këtë klub.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here