PSG planifikon dy transferime të talenteve të Serie A!

Paris Saint Germain do të mundohet të transferohet gjatë afatit kalimtar veror dy nga talentet më premtues të Serie A, raporton Le10Sport.

Udhëheqësit e Ligue 1 kanë vënë nën shënjestër futbollistin e Lazios Sergej Milinkovic-Savic 22 vjeçar, dhe Lorenzo Pellegrinin e Romës, si dy nga mesfushorët e ardhshëm të parizienëve.

Paris Saint Germain për të arritur deri tek këta lojtarë duhet të mposhtë konkurencën e Juventus e cila është gjithashtu e interesuar për të dy lojtarët.

PSG po përgatit një skuadër me fytyrë të re për sezonin tjetër ku pikërisht mesfusha është reparti që ka shfaqur më shumë probleme këtë sezon dhe këtë lapsus po kërkojnë ta korrigjojnë drejtuesit e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here