Shefi i federatës së futbollit të Argjentinës i kërkon Messit të luajë më pak me Barcelonën!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ka thënë se i ka kërkuar Lionel Messit të luajë më pak për Barcelonën në mënyrë që të jetë më i freskët për Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.

Messi është në formë fantastike për Barcelonën këtë sezon, e cila i prin La Ligës shumë më lart se të tjerët në krye të tabelës, por në Argjentinë shpresojnë se magjiku i tyre nuk do të shterohet deri në verë.

“Shpresoj se të gjithë lojtarët do ta gëzojnë formën e njëjtë [ në Kupë të Botës] sikurse që e kanë tani”, ka thënë Tapia.

Ai thotë se si gjithmonë, Messi është shumë i fortë, ndërkohë që i pëlqen edhe mënyra se si po luan Aguero.

Sergio Aguero po luan futboll fantastik dhe Lionel Messi është gjithmonë i fortë. Kemi folur me Messin në mënyrë që ai të kujdeset për veten dhe të luajë më pak për Barcelonën”, shtoi ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here