Zidane zbulon për herë të parë zëvendësuesin e tij

Sot u mbajt preskonferenca para ndeshjes së nesërme ndërmjet Realit dhe PSG.

Real për një kohë të gjatë po luan dobët dhe spekulohet në media rreth largimit të tij nga stoli i Madrilenëve.

Si zëvendësues të Zidane, përmenden Joachim Low, Ancelotti dhe Guti. Edhe pse shumica mendojnë se Low do të jetë trajneri i ardhshëm i Realit, Zidane ka thënë se si trajner të ardhshëm të Realit e sheh Gutin.

“Guti është i përgatitur për një gjë të tillë, atë e shoh si trajner të ardhshëm të Realit. Guti është fëmijë i këtij klubi, udhëheqja e Realit është një ëndërr për të gjithë”, ka deklaruar Zidane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here