Barcelona arrin marrëveshje me Arthur!

Barcelona ka arritur një marrëveshje me yllin e Gremios Arthur dhe pritet që të nënshkruajnë një marrëveshje në janar të 2019, raporton Mundo Deportivo.

Mesfushori brazilian ka tërhequr vëmendjen si një prej talenteve më të mëdha në Amerikën Jugore dhe është vërejtur menjëherë nga gjigantët katalan.

Skuadra e Ernesto Valverdes do të kërkojë që të sigurojë 60% të kartonit të futbollistit por skuadra braziliane e ka bërë të qartë se nuk do ta lërë futbollistin të lirë për më pak se 30 milionë euro.

Barcelona është duke kërkuar me ngulm braziliani pasi tek kampi blaugran ai shihet si zëvëndësuesi ideal i Andres Iniestas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here