Portieri i Stoke City Jack Butland i ka mohuar furishëm zërat që thoshin se ai dëshiron të largohet nga skuadra angleze ku këtë gjë e ka bërë të ditur me një postim në rrjetin social Twitter.
Liverpool dhe Arsenal përflitej shumë se donin që ta transferonin futbollistin për sezonin e ardhshme dhe kishte gjithashtu zëri që thonin se përfaqësuesi i kombëtares angleze e ka kërkuar vetë një transferim nga Stoke City.
Mirëpo 24 vjeçari i hodhi poshtë të gjithë zërat duke deklaruar se ai po bën të pamundurën që ta mbajë Stoke City në Premier League.