Dështojnë bisedimet: Largohet nga Barcelona njëri nga lojtarët kyç

Agjenti i lojtarit ka kërkuar nga Katalanasit zmadhimin e pagës, por një gjë të tillë nuk mund ti ja lejojë Barcelona vetes.

Samuel Umtiti këtë sezonë është njëri nga lojtarët kyç të Barcelonës. Katalanasit i ofruan atij kontratë të re por duket se francezi dëshiron të largohet.

Agjenti i tij i ka treguar Barcelonës se Manchester United është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lojtarit prej 60 milionë eurove dhe është i gatshëm ti ofrojë atij 12 milionë euro për sezonë.

Për këtë shkak francezi kërkon që edhe Barcelona të ofrojë një pagë të tillë që të rinovojë me Barcelonën deri në vitin 2024.

Barcelona nuk mund tja lejojë vetes një pagë të tillë pasiqë do ta prishte bilancin e klubit. Umtiti kërkon pagë 4 herë më të madhe se ajo aktuale.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Umtiti do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here