Fellaini arrin marrëveshje me Besiktas!

Mesfushori i Manchester United Marouane Fellaini ka arritur një marrëveshje me klubin turk Besiktash që të transferohet në Superligën turke në fund të këtij sezoni, supozon Fotomac.

Kontrata aktuale e Fellainit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ka përjashtuar çdo mundësi për të rinovuar me “Djajtë e Kuq“.

Bossi i Manchester United Jose Mourinho ka kërkuar me ngulm që belgu të qëndrojë tek Manchester United por vetë lojtari ka shprehur dëshirën për tu transferuar në Turqi për një fillim të ri në karrierën e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here