Kane: Ky është një rezultat i shkëlqyeshëm

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane mendon se rezultati i ndeshjes së mbrëmshme, është rezultat i shkëlqyeshëm për skuadrën e tij.

Juventus erdhi deri te epërsia prej 2-0 për vetëm 8 minuta, por skuadra e Tottenham nuk u dorëzua dhe në fundin e ndeshjes arritën të marrin barazim.

Kane pas ndeshjes ishte i kënaqur.

“Mundeshim të dorëzohemi. Luajtëm si mysafir, por treguam karakter. Pas dy golave të pranuar, filluam të luajmë shkëlqyeshëm dhe tani kthehemi në Wembley me dy gola si mysafir. Ky është një rezultat i shkëlqyeshëm. Duheshte të shënoja gol kur godita topin me kokë, por në fund nuk arrita ta tund rrjetën”, ka deklaruar Kane.

Ndeshja e kthimit luhet në Wembley me 7 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here