Kluivert: Barcelonën e kam në zemër por kush jam unë ti the jo Realit…

Sulmuesi i ri  i Ajaxit, Justin Kluivert me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Biri i legjendës holandeze Partick Kluivert ka deklaruar se dëshiron që karierën e tij ta vazhdon në Angli, por nuk do të ishte kundër që të transferohet në Spanjë.

“Anglia më tërheq, Arsenal,Chelsea, Tottenham, Manchester United- të gjithë këto janë klube të shkëlqyeshme. E shoh veten në të ardhmen te njëri nga këto klube”, ka deklaruar Kluivert.

Babai i tij ishte ikonë te Barcelona, por Justin ka deklaruar se nuk ka asjgë kundër që të luajë te Reali.

“Më shum do të doja që të shkoja te Barcelona sesa te Reali. Barcelona është në zemrën time, por kush jam unë ti them jo Realit”, ka shtuar Kluivert.

Sulmuesi i talentuar këtë sezonë ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here