Manchester City në ndjekje të talentin të Sporting!

Trajneri i Manchester City Pep Guardiola po mendon që gjatë afatit kalimtar veror të transferojë talentin e skuadrës së Sporting Lisbona, Rafael Leao, transmeton Record.

Leao ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën portugeze dhe që tani ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve anglez Manchester United dhe Chelsea.

Por City mesa duket do ta fitojë edhe këtë betejë për talentin 18 vjeçar pasi që janë të gatshëm të japin shifrën e kërkuar nga klubi portugez që është plot 22.5 milionë funta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here