Futbollistët e Manchester Cityt, në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve arritën ta mposhtin Baselin me rezultatin e thellë prej 4-0 dhe kështu regjistruan një rekord të ri.
Fitorja prej 4-0 është fitorja më e madhe si mysafir që ndonjë skuadër angleze ka arritur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.
Para Manchester Cityt, rekordin e mbante skuadra e Liverpoolit kur në sezonin 2006/07 e kishte mundur PSV si mysafire me rezultatin 3-0.
Përveç kësaj kjo ishte fitorja e 34 për Manchester Cityn në këtë sezonë dhe që tani ata kanë një fitore më shumë se të gjitha fitoret e sezonit të kaluar.
Kush do ti ndalojë “Qytaterët” e Guardiolës na mbetet ta shohim.