Mino Railoa merr rastin Icardi

Menaxheri më i njohur në botë dhe më kontroverz, Mino Raiola pritet që bëjë Mauro Icardin klientin e tij dhe ti plotësojë atij dëshirat për transferime.

Kapiteni i Interit është drejt largimit nga “Guisepe Meazza”, pas konfliktit të tij me Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic, ai gjithashtu nuk ka marrëdhënie të mira me tifozët e Interit.

Është e qartë se Icardi do të largohet verën që vjen por ende nuk dihet destinacioni i tij i ardhshëm. Për momentin menaxher është gruaja e tij Wanda, por mediat italiane shkruajnë se Raiola do të jetë menaxheri i tij i ri dhe do ti gjejë argjentinasit klubin e duhur.

Inter është i gatshëm ta shesë atë për më pakë se 110 milionë euro, kurse klubet e interesuara për të janë PSG dhe Manchester United. Real Madridi nuk është e interesuar më për të pasiqë lojtarët e Realit nuk e dëshirojnë atë në skuadër.

Sipas spekulimeve Raiola dhe Icardi do të kërkojnë pagë vjetore prej 12 miliona eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here