Skriniar pranë largimit nga Inter!

Ylli i Interit ka etiketuar Barcelonën, Real Madridin dhe Manchester United si skuadra e mundshme tek të cilat mund të transferohet.

Milan Skriniar e pranoi se mund të largohej nga Inter pasi që në Janar u refuzua një ofertë e jashtëzakonshme.

Agjenti i qendërmbrojtësit deklaroi se pati një ofertë prej 60 milionë eurosh e cila erdhi tek klubi Neroazur nga një klub që nuk bëhet i ditur kush është.

Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Manchester City kanë qenë të lidhura me emrin e lojtarit të kombëtares sllovake ku edhe vetë ai ka deklaruar se në qoftë se do të largohet nga Inter do ta bëjë për njërën nga këto skuadra.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here