Sonte do të luhet ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit!

E përditshmja madrilene “MARCA” ka llogaritur saktësisht- sonte në fushë do të zbresin futbollistë vlera e të cilëve është 1 miliardë e 200 milion euro.

Kaq vlejnë Real Madrid dhe PSG së bashku. Të dy klubet disa herë e kanë thyer rekordin e transferimeve.

Fillimisht Ronaldo dhe Bale ishin rekord me 94 dhe 100 milionë, kurse Neymar verën e kaluar u bë rekord  i ri me 222 milionë euro dhe Mbappe me 180 milionë.

Reali ka investuar gjysëm milard euro për formacionin aktual të Realit.

Nga ana tjetër PSG është më i shtrenjtë, skuadra e Emery vlen 756 milionë euro.

Gjithçka është gati për spektaklin në “Santiago Bernabeo”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here