Zidane para PSG: Nuk më brengos e ardhmja ime

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka deklaruar para ndeshjes me PSG se nuk ndjen presion.

Klubi madrilen ka humbur gjasat që të fitojë trofe në spanjë dhe kështu skuadra e Zidane do të tentojë ta mbrojë titullin në Ligën e Kampionëve.

“Jam i kënaqur që do ta luajmë këtë ndeshje. Për momentin nuk kemi presion. Jemi përgatitur ashtu siç dimë ne, nuk mendoj për të ardhmen time tani jam i fokusuar vetëm për ndeshjen që na pret”, ka deklaruar Zidane.

“Çdo stërvitje, çdo ndeshje vendos se çfarë do të ndodhë, kurse e ardhmja ime këtu nuk është kyçe. Nuk jemi nën presion, i dojmë këto ndeshje të mëdha”.

Parizienët do të udhëhiqen nga Neymar i cili është i njohur mjaft mirë për Madrilenët.

“Kemi folur për lojtarë të mëdhenjë, do të përballen Reali me PSG, jo Neymar me Ronaldo. Të gjithë e dimë sa është kualiteti i Neymar, i cili shpesh mund ta bëjë dallimin”, ka shtuar trajneri francez.

Dueli do të luhet sonte në Santiago Bernabeo me fillim prej orës 20:45.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here