Ibrahimovic pranë kalimit në MLS!

Zlatan Ibrahimovic mesa duket është pranë kalimit në MLS pasi që ka filluar një “gjueti” për shtëpi në Los Angeles, supozon Daily Mail.

Suedezi, veteran i sulmit ka dështuar të bëjë një ndikim te skuadra e Manchester United këtë sezon pas sezonit të parë të kaluar shumë mirë tani për Ibrën mesa duket ka ardhur koha që të bëjë gati valixhet.

Zlatan Ibrahimovic vitin e kaluar vuajti një dëmtim të rëndë në këmbë që e mbajti larg fushave për shumë muaj dhe ishte ky shkaku kryesor që suedezi me origjinë boshnjake nuk po mund të rikthehet në formën e tij optimale në një prej ligave më të fortë në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here