Infantino e dëshiron Buffon në FIFA!

​Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dëshiron që Gianluigi Buffon të marrë një drejtim në organizatën që e drejton pas pensionimit nga futbolli.

Gianni Infantino thotë se ndjehet shumë keq që në Kupën e Botës të parë si president i FIFA-s, Italia nuk do të marrë pjesë.

Ai tha se do ta pëlqente shumë që kupën t’ia dorëzonte Gianluigi Buffonit.

“Më vjen të qaj që në Botërorin e parë të presidencës sime nuk do të jetë Italia. Do të më pëlqente që t’ia dorëzoja Kupën e Botës Buffonit”, tha fillimisht Infantino për Gazzetta dello Sport.

“Nëse var dorezat në gozhdë do të shkoj ta marr personalisht për t’i ofruar një detyrë të rëndësishme në FIFA”, u shpreh ai në fund.

Buffon në disa intervista ka thënë se do të pensionohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni, por ende e ka zyrtarizuar këtë vendim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here