Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho gjatë verës do të punojë në Rusi për një kanal televiziv.
Ai do të mbetet trajner i Manchester United,por në Rusi do të punojë si analist futbolli në një kanal televiziv rus gjatë Botërorit 2018.
“Mourinho do të vijë në Moskë dhe do të bëjë analiza për një kanal televiziv. Për fat të keq nuk mund ta zbuloj se cili kanal, por ai do të jetë analist gjatë botërorit”, ka deklaruar komentatori rus Nobel Arustamjan.
Botërori në Rusi do të zhvillohet nga data 14-qershorë deri më 15- korrik, kurse kupën e botës do ta mbrojë përfaqsuesja Gjermane.