Juventus po bën një hetim për Wilshere!

Juventus ka bërë një hetim lidhur me mesfushorin e Arsenalit Jack Wilshere, raporton Mirror.

Wilshere në fund të këtij sezoni do të mbetet pa kontratë dhe do të jetë i lirë për të diskutuar me çdo klub për një transferim të mundshëm.

Por 26 vjeçari që po vëzhgohet me shumë kujdes edhe nga Milani, sipas disa zërave do të qëndrojë akoma tek Arsenal pasi pritet që të nënshkruajë një kontratë të re me klubin nga Londra.

Largimi i Jack Wilshere do të thoshte shumë për Arsene Wenger i cili pas largimit të Sanchez tek Manchester United nuk mund tja lejojë vetes prapë një ikje të një ylli tjetër të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here