Kaos në zhveshtore: Neymar dhe Mbappe „bojkotojnë“ Cavanin

PSG disa vite po tenton që nga një klub i pasur të bëhet klub i madh, kurse pas humbjes së djeshme mediat kanë shkruajtur për konflikt në zhveshtoren e PSG.

Kjo nuk është asgjë e re, që nga ardhja e Neymar në skuadër janë formuar klane.

Neymar dhe Mbappe nuk kanë bërë asnjë pasim për Cavanin në ndeshjen e mbrëmshme, kurse mediat bëjnë të ditur se ata po e bojkotojnë Cavanin.

Golashënuesi i golit për PSG, Rabiot gjithashtu është shumë nervoz pas humbjes së djeshme.

“Jam shumë i hidhëruar, është e lehtë të shënosh 8  gola kundër Dijon, por  në ndeshje të këtilla duhet të shfaqet klasi dhe të bëhet dallimi. E filluam mirë ndeshjen, i kishim gjërat nën kontrrollin tonë, por në fund bëmë gabimet e njejta”, ka deklaruar Rabiot.

Emery përsëri ik nga përgjegjsia duke akuzuar gjyqtarët e ndeshjes.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here