Lorenzo dhe Dovizioso nuk kanë vendosur akoma për të ardhmen!

Jorge Lorenzo edhe Andrea Dovizioso kanë kontratat drejt përfundimit, por për këtë çështje ka preferuar të japë sqarimin e tij, drejtuesi i skuderisë italiane, Paolo Ciabatti.

Italiani, Paolo Ciabatti thotë se Lorenzo përfiton nga 10 milionë euro në sezon, por këtë pagë nuk mund t’i ofrojnë edhe me kontratën e re.

“Nuk mendoj se mund t’i ofrojmë Jorges të nëjtën pagë që ka marrë kur mbërriti fillimisht te skuadra jonë. Ducati ka bërë një sforco të madhe ekonomike për t’i tërhequr vëmendjen Lorenzos, por kjo ndodhi në një kontekst të veçantë. Ai në atë kohë kishte një tjetër ofertë nga Yamaha për dy vite dhe ishte kampion bote në fuqi.”

Tjetër diskutim për Dovizioson, që luftoi deri në garën e fundit me Marquez sezonin e kaluar dhe për këtë meriton një vlerësim maksimal edhe nga ana financiare.

“Kur rinovuam kontratën me Andrean në mes të 2016-ës nuk kishte fituar kurrë me Ducatin. Do ta rikompesojmë për atë që arriti gjatë 2017-ës”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here