Messi: Ne e urrejmë Chelsea, nuk dëshirojmë të luajmë kundër tyre!

Javën e ardhshme do të luhen katër ndeshjet e tjera të Champions League, kursë vëmendjem më të madhe do të ketë ndeshja mes Chelsea dhe Barcelonës.

Ndeshja e parë do të luhet në “Stamford Bridge” kurse ylli i Barcelonës, Leo Messi ka zbuluar se Katalanasit nuk dëshirojnë të luajnë kundër “Bluve të Londrës”.

Messi në një intervistë ka zbuluar se shumica e lojtarëve të Barcelonës nuk e duan Chelsea.

“Te Barcelona ka lojtarë të cilët e urrejnë Chelsean më shumë se Realin. Nuk kam besuar se do ta thoja ndonjëherë këtë gjë. Më mir do të ishte të luanim kundër Arsenalit, Manchester United ose ndonjë klub tjetër sesa me Chelsea”, ka deklaruar Messi.

Chelsea dhe Barcelona janë ndeshur 12 herë në Ligën e Kampionëve, ku 4 fitore i kanë takuar Chelsea, 3 Barcelonës dhe 5 ndeshje kanë mbaruam baraz.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here