Real Madrid niset drejt lojtarit të Manchester United!

Manchester United në dy ndeshjet e fundit ka pësuar disfatë, mirëpo Jose Mourinho është i shqetësuar rreth performancës së Pogba.

Kritikët dhe analistët nuk janë të kënaqur nga paraqitjet e francezit dhe sipas tyre ai është fajtorë për rezultatet e dobëta.

Mourinho dhe Pogba, sezonin e kaluar kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme, por këtë sezonë marrëdhënia mes tyre është ftohur dhe francezi është penduar për rikthimin e tij në “Old Trafford”.

“L’Equip” ka bërë të ditur se Pogba nuk është i kënaqur me detyrat që po i jep Mourinho. Sipas tij ai nuk ka lirinë e duhur në fushë dhe për këtë shkak nuk po mundet ti shfaqë aftësitë e tij sulmuese në fushë.

E përditshmja ka bërë të ditur, se një situatë të tillë mund ta shfrytëzojë Reali i cili në verë po përgatit rinovim të skuadrës dhe nuk do të kursenin para për ta transferuar francezin në “Santiago Bernabeo”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here