Bruno Peres pranë largimit nga Roma!

Aventura e Bruno Peres te Roma mund të jetë drejt fundit. Për brazilianin, siç raporton “Corriere dello Sport”.

Ka shfaqur interes të madh Santos, që pas Dodo dhe Gabigol, dëshiron të rikthejë në vendlindje një tjetër lojtar, të paktën në formë huazimi deri në Dhjetor 2018.

Agjenti i lojtarit mësohet të ketë zbarkuar në Romë, teksa klubi verdhekuq dëshiron ta mbajë në ekip të paktën deri në Qershor, pasi nuk ka zëvendësuesin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here