Gattuso i pakënaqur me rezultatin në Europa League!

Milani triumfoi me rezultatin 0-3 në sfidën e parë ndaj bullgarëve të Ludogorets, të vlefshme për fazën e 1/16-ave të Europa Leagues, duke bërë që kualifikimi të jetë tashmë vetëm një formalitet.

Gjithsesi, Gattuso ka qenë ndoshta i vetmi prej kuqezinjve, që nuk ka mbetur tërësisht i kënaqur, teksa menjëherë pas ndeshjes, u shpreh se rezultati ishte i gënjeshtërt.

“Ky rezultat është i gënjeshtërt. Kundërshtari kishte lojtarë të shpejtë dhe na vuri në vështirësi, ndërsa ne duhet të zhvillonim më shpejt manovrat e lojës. Gjithsesi, e vetmja gjë që vlerësoj, është që prej disa ndeshjesh luajnë të njëjtët lojtarë dhe po krijojmë një lloj ekuilibri”, u shpreh Gattuso.

Rhino erdhi te Milani si trajner i përkohshëm, për të liruar vendin në verë, në favor të një tjetër trajneri. Gjithsesi, rezultatet pozitive të kohëve të fundit, po i bindin kuqezinjtë që t’i besojnë pikërisht Gattusos të ardhmen e Milanit.

“Unë jam duke jetuar një ëndërr dhe dua që të zgjasë sa më shumë. Po mundohem të bëj sa më mirë punën time dhe të grumbullojmë rezultate sa më pozitive, për të tjerat, nuk më takon mua të flas”, tha trajneri i Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here