Liverpool bënë përsëri shopping te Roma!

Liverpool është nisur përsëri për të bërë shopping në Romë.

Pas transferimit të Salah verën e kaluar, “The Reds” tani dëshirojnë që ta transferojnë portjerin e Romës, Alisson.

Simon Mignolet dhe Loris Karius, nuk janë në formën e duhur dhe Klopp dëshiron një portjer stabil, kurse te Alisson e sheh portjerin e duhur.

Sipas “Sky Sports”, Liverpool ka dërguar ofertën zyrtare që tani për portjerin e Romës. Klubi anglez dëshiron që marrëveshja të kryhet para merkatos verore.

Transferimi i Alisson mund të thejë rekord sa i përket portjerëve pasiqë Roma për të kërkon 80 milionë euro.

Alisson u transferua te Roma në vitin 2016 nga skuadra e Internacional.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here