„Neymar është fëmijë i përkëdhelur“

Pasi pati paraqitje të dobët kundër Realit, ylli brazilian Neymar është përballur me kritika të mëdha pas ndeshjes.

Ish lojtari i përfaqsueses së Brazilit, Walter Casagrande ka kritikuar ashpër Neymarin për paraqitjen e tij në “Santiago Bernabeo”.

Casargrande gjithashtu e kritikoi brazilianin për sjelljen e tij në fushë, duke u shqtësuar se një gjë të tillë Neymar mund ta bëjë edhe në Botërorin e Rusisë.

“Kundër Realit morri karton të verdhë në fillimin e ndeshjes dhe shumë lehtë mund ta mirrte edhe tjetrin. Paramendojeni një gjë të njejtë ta bëjë në Botëror, do të ishte katastrofale. Që tani flitet se PSG mund ta shesë atë për shkak të problemeve të tij me Cavanin. Ne krijuam çudi nga ai, kurse problemi më i madh është se shumica e llogarisin atë si gjeni. E thjeshtë nuk e ka kualitetin e Messit, Ronaldos dhe Maradonës, të cilët me një lëvizje dinë ta ndryshojnë kahjen e ndeshjes. Neymar është fëmijë i përkdhelur”, ka deklaruar Casagrande.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here