Reali 120 milionë euro për Pogba!

Real Madrid është i gatshëm ta transferojë Paul Pogba në “Santiago Bernabeo”.

Sipas “The Sun”, Madrilenët kanë përgatitur një ofertë prej 120 milionë eurove për francezin.

24-vjeçari u transferua te United në 2016 për shumën rekorde prej 105 milionë eurove, por kohëve të fundit është nën kritika për formën e tij të dobët.

Me Realin i cili është në probleme këtë sezonë, në Madrid e shohin atë si mesfushorë ideal për “Galaktikët e Rinj”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here