A do ta shesin Spurs Allin?

Ish mesfushori i Tottenham Hotspurs beson se Dele Alli mund të largohet këtë sezon por Harry Kane do të qëndrojë një ose dy sezone tek londinezët.

Mauricio Pochettino ka punuar shumë që të krijojë këtë skuadër kompetitive dhe tani po shikojnë që të mbajnë të gjithë skuadrë së bashku.

Alli vetëm 21 vjeçar është përfolur për disa oferta shumë milionëshe që kanë ardhur në drejtim të tij dhe futbollisti mund të tundohet që të largohet nga klubi.

Përveç Dele Alli në dyshim për të qëndruar është edhe mbrojtësi Toby Alderweireld i cili akoma nuk ka rinovuar kontratën por mesa duket ai nuk pëlqehet as nga trajneri Pochettino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here