“Treshja sulmuese e Liverpoolit më e mira në Europë”

Liverpooli ka treshën sulmuese më të mirë në Evropë për momentin, sipas Steve Sidwell dhe Dennis Wise.

Liverpooli, mbrëmë e mposhti bindshëm PortonPortugali me rezultat 5:0 në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve me të treshën sulmuese të Jurgen Klopp, që u regjistruan në protokoll.

Një hat-trik i Sadio Manes dhe nga një gol i Mohamed Salah dhe Roberto Firminos i dhanë anglezëve një avantazh të rehatshëm, para ndeshjes së dytë që zhvillohet me 6 mars në ‘Anfield Road’.

Duke folur për përformancën impresive të Liverpoolit, Sidwell dhe Wise thanë që klubi nga Merseyside ka treshën sulmuese më të mirë në Evropë për momentin.

“Sigurisht që është [sulmi më i mirë në Evropë],” – tha Sidwell për ‘The Debate’ të ‘Sky Sports’.

“Statistikat nuk gënjejnë. Ata kanë shënuar më së shumti gola në fazën e grupeve të Champions League”

“Ata realizuan edhe sot në fitorën bindëse ndaj Portos me rezultat 5:0.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here